Ambasada e Turqisë në Prishtinë​: Presidenti dhe Qeveria vazhdojnë me qenë në detyrë!

Mbas ngjarjeve që ndodhën në Turqi, me nji deklaratë për media ka dalë sot në mëngjes edhe Ambasada e Turqisë në Prishtinë.

“Ngjarjet në Turqi janë përpjekje për nji grusht shteti kundër nji qeverie të zgjedhun.

Me nji unitet dhe solidaritet populli ynë asht vënë kundër kësaj dukunie”, thuhet në komunikatën e ambasadës.

Simbas ambasadës turke në Prishtinë, Presidenti dhe Qeveria aktuale vazhdojnë të jenë në detyrë.

Kjo nuk asht nji ngjarje e cila përfshinë Forcat e Armatosuna Turke në tanësi.

Asht aktivitetet të nji grupi mbrenda Forcave të Armatosuna Turke dhe kundër këtij populli ynë ka dhanë përgjigjën e duhun.