Ambasada gjermane: Bani debat paqësor, dhuna asht e papranueshme

Ambasada gjermane në Prishtinë, përmes nji postimi në faqen e saj në Facebook ka kërkue nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që nesër me qenë të matun në seancën për demarkacionin.

“Tue marrë parasysh ngjarjet e fundit dhe seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, na bajmë thirrje për nji debat paqësor, demokratik dhe konstruktiv”, shkruen ambasada e Gjermanisë.

Simbas tyne, të gjitha pikëpamjet politike kanë të drejtë të ndëgjohen dhe protestat paqësore janë e drejtë e cdo qytetari në demokraci.

“Sidoqoftë, kërcënimet apo përdorimi i dhunës për t’i frikësue kundërshtarët politikë dhe për me influencue debatet asht diçka e papranueshme.”- thuhet ma tej në mesazhin e ambasadës.