Ambasada gjermane e preme: Demarkacioni, mandej liberalizimi

Ambasada e Gjermanisë ka ripërsëritë se vetëm atëherë kur të plotësohen kriteret e vnueme nga Bashkimi Europian mund të liberalizohen vizat.

Simbas tyne, Komisioni Europian ka propozue liberalizimin e vizave për Kosovën, deri në miratimin e këtij propozimi nga Parlamenti Europian, Kosova duhet të ratifikojë Marrëveshjen e kufinit me Malin e Zi dhe të fuqizojë luftën kundër krimit të organizuem dhe korrupcionit, shkruen “Zëri”.

Për Ambasadën gjermane në Prishtinë, çashtja e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi asht qartësue përfundimisht përmes komisionit ndërkombëtar të krijuem nga ish-presidentja e vendit, i cili duhet të plotësohet si kriter, për të mundësue liberalizimin e vizave.