Ambasada gjermane n’Ankara: Rrini mbrenda, priten atentate tjera!

Kaq masivisht nuk i ka paralajmëru ndonji përfaqësi diplomatike gjermane qytetarët gjermanë për atentate të reja.

Turqia nderkohë akuzoi zyrtarisht për aktin e pergjakshëm të së Diellës, Partinë Punëtore Kurde PKK.

Ambasada gjermane në Ankara i paralajmëroi qytetarët gjermanë për atentate të tjera në kryeqytetin e Turqisë.

Këto atentate mund të ndodhin në nji kohë shumë të afërt.

“Ju lutem, kthehuni menjiherë në shtëpi dhe prisni atje udhëzimet e tjera”, thuhej në nji lajmërim për qytetarët gjermanë n’Ankara.

Ka paralajmërime konkrete për atentate, midis të tjerave në qendrat tregtare.

“Na duhet të besojmë se ka edhe kercënime të tjera para nesh”. Shkolla gjermane dhe kopshti u mbyllën para kohe.

Qeveria turke bani ndërkohë zyrtarisht pergjegjëse për atentatin terrorist t’Ankarasë, me të paktën 37 të vramë, partinë e ndalueme punëtore kurde.

Ministria e Mbrendshme bani të ditun se “organizata separatiste terroriste” e ndërmori “atentatin e neveritshëm” të së Diellës.

Atentatorja vetëvrasëse u identifiku.

Ajo kishte lind në vitin 1992 në Kars të Turqisë lindore dhe bante pjesë në PKK që prej vitit 2013.
Grueja pati marrë “përgaditje terroriste” në Siri, në degën e atjeshme të PKK.