Ambasada turke në Shqipni ka nji kërkesë për shkollat në lidhje me flamurin

Turqia i kërkon qeverisë së Shqipnisë që shkollat turke në Shqipni mos me pasë flamur apo logo turke. Nji shkresë e tillë i ka mbërri zyrtarisht Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Arsimit, me qëllim që të merren masa të menjihershme.

“Asht nji shkresë administrative që i drejtohet drejtorive arsimore rajonale me nji shqetësim të ambasadës turke për përdorimin e flamurit turk në këto institucione. Me të drejtë, ambasada ka kërkue që të mos përdoret flamuri, mbasi asht vetëm shteti turk që autorizon përdorimin e simboleve kombëtare”, ka deklarue Plarent Ndreca, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit.

Simbas Ndrecës, institucionet e arsimit duhet që me i respeltue kriteret e licencimit dhe këtë kërkesë të amabsadës turke.