Ambasadat e Kosovës dhe Shqipnisë, notë proteste Shkupit lidhun me incidentin në Manastir

Ambasada e Republikës së Kosovës dhe ajo e Shqipnisë në Shkup, nëpërmjet nji reagimi, notë proteste drejtue Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, kanë kërkue ndërmarrjen e masave adekuate për kapjen e huliganëve maqedonas, të cilët të Martën kishin thye xhamat e shtëpisë së Alfabetit në Manastir, ndërsa me grafite të shumta kishin kërkue “vrasjen e shqiptarëve”, raporton gazeta “Koha” e Shkupit.

Ma poshtë e keni reagimin e plotë të Ambasadës së Kosovës dhe Shqipnisë

“Ju lutemi që të na sqaroni incidentin e përdhunimit të Memorialit të Kongresit të Manastirit ditën e marte kur edhe shënohej kjo datë me rëndësi për alfabetin e gjuhës shqipe. Pasiqë ky është incident i përseritur vite me rradhë, kërkojmë që të mirren masa adekuate për mospërseritje të tillë dhe të gjinden autorët e këtij incidenti në panevojshëm”.