Ambasadat janë tue lëshue viza afatgjate, shkaku i Demarkacionit

Shumë kosovarë vazhdojnë me qendrue para dyerve të ambasadave të Bashkimit Europian (BE) për me u pajisë me viza Schengen, pamvarësisht paralajmërimeve se heqja e vizave pritet me ndodhë shumë shpejt.

Madje, disa qytetarë konfirmojnë për gazetën “Zëri” se së fundmi kanë marrë viza për periudha kohore prej 6 muajsh apo edhe nji vit.

“Para disa ditëve kam marrë vizë gjashtëmujore në njanën nga ambasadat e Bashkimit Europian”, thotë nji qytetar, i cili nuk dëshiron me folë publikisht për “Zërin”.

Kjo po ban që shumë qytetarë me dyshue në liberalizimin e vizave në nji afat të shkurt.

Megjithatë, kur Kosova mori rekomandimin e shumëpritun pozitiv për liberalizimin e vizave, me 4 Maj 2016, ai u dha me dy kushte. Ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe intensifikimin e shënimin e rezulltateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuem.

E, edhe njana, edhe tjetra po dalin me qenë problem për Qeverinë. Në veçanti, ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, pamvarësisht insistimit të Qeverisë se, kjo ka me u ba shumë shpejt.