Ambasadorët e Francës, Italisë dhe Sllovenisë e urojnë Kadri Veselin (foto)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takime të ndame ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi dhe atë të Sllovenisë, Bojan Bertoncelj.

Ambasadorët e uruen kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për zgjedhjen edhe për nji mandat në krye të legjislativit të Kosovës. Ata konfirmuen përkushtimin e tyme me thellue bashkëpunimin e shteteve që përfaqësojnë me Kosovën dhe përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha fushat.

Kryeparlamentari Veseli vlerësoi nalt mbështetjen e Francës, Italisë dhe Sllovenisë për Kosovën në faza të ndryshme, tue theksue nevojën e vazhdimit të kësaj përkrahje edhe në të ardhmen, si në afirmimin e matejmë ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës, ashtu edhe në forcimin e demokracisë së mbrendshme dhe zhvillimin ekonomik.

Shperndaje në: