Ambasadorët e huej kërkojnë ministra t’besueshëm në Qeveri

qeveriaaa

Zyrtarë nga vendet e QUINT’it thonë se nuk përzihen në çashtjen e zgjedhjes së ministrave të rij në Qeverinë e Kosovës, megjithatë ata theksojnë nevojën që në krye të dikastereve qeveritare të emnohen përfaqësuesit ma kredibilë të vendit.

Ndryshime pritet me pasë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në atë të Drejtësisë.

Përfaqësuesit e vendeve të QUINT’it, të Ambasadës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës, të Britanisë dhe të Gjermanisë, kanë mohue se janë përfshi në procesin e përzgjedhjes së ministrave të rij në Qeverinë e Kosovës, mbasi që, siç thonë ata, kjo çashtje i takon ekzekutivit të vendit.

Megjithatë, kanë theksue nevojën që në postet ministrore të emnohen njerëz të kualifikuem dhe kredibilë, mbasi, simbas ndërkombëtarëve, asht përgjegjësi e ministrave që me luftue korrupsionin dhe me zhvillue ekonominë e vendit./Zeri