Ambasadorët e përkrahin debatin, jo Arbitrazhin!

Shtetet e Bashkueme të Amerikës (SHBA) dhe Gjermania nuk e përkrahin idenë e dergimit të demarkacionit të kufinit me Malin e Zi në Arbitrazh ndërkombëtarë, por ata e mbështesin dialogun mes subjekteve politike parlamentare për këtë çashtje.

Ata thonë se tryeza që do të mbahet sot në Kuvend për demarkacionin asht shpresëdhanëse drejt nji zgjidhje të kësaj dileme sa ma shpejtë të jetë e mundun.

J. Michelle Schohn, zadhanëse e Ambasadës së SHBA’ve në Prishtinë, ka thanë për gazetën ‘Zëri’ se e mbështesin dialogun për këtë çashtje, që, simbas tyne, ka me ju mundësue Kosovës me vazhdue tutje për vendimin për demarkacionin.

Zyrtarët e Ambasadës Amerikane pranojnë se mungesa e progresit për këtë çashtje ka me mbajt larg Kosovën nga integrimet europiane.

‘Poashtu asht me randësi të theksohet se Mali i Zi asht nji shtet mik dhe mbështetës për Kosovën.

Prandaj, shpresojmë se kjo tryezë ka me mundësue progresin për këtë çashtje shumë shpejtë’, ka deklarue Schohn.