Ambasadorët e SHBA’ve, Britanisë dhe Francës lëshojnë mbledhjen në OKB

Ambasadorët e SHBA’ve, Britanisë së Madhe dhe Francës e kanë lëshue sot mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB’s kur ambasadori i Sirisë asht ftue që t’u drejtohet të pranishmëve.

Mbledhjen e kanë lëshue Samantha Pawer(SHBA), Matthew Rycroft (Britania e Madhe) dhe Francois Delattre (Francë) – përfaqësues të këtyne vendeve që edhe kanë ftue që të mbahet takim urgjent në mënyrë që të kërkojnë ndalimin e ofensivave të forcave qeveritare në Alepo, transmetojnë mediat botnore.

Ata e kanë lëshue mbledhjen kur në foltore ka dalë për të folë përfaqësuesi i Sirisë Bashar Al Xhafari.

Ma herët përfaqësuesit e SHBA’ve, Britanisë dhe Francës kanë akuzue Rusinë se po mbështet ofensivën e qeverisë siriane derisa njikohësisht kanë folë për ndërpremje të armiqësive, transmeton AP.

Xhafari tha se vetë fakti se Këshilli i Sigurimit i OKB’s u mblodh në këtë takim ka sinjal se këto tri forca kanë dërgue për të mbështetë dhe kanë me i mbështetë terroristët që i quejnë opozitë e moderueme.

Ai ka thanë se qeveria siriane ka me kthye kontrollin ndaj Aleppos.