Ambasadori amerikan: As Kosova as Serbia nuk po i përmbushin obligimet nga Marrëveshja e Brukselit

Ambasadori i SHBA’ve në Serbi, Kyle Scott ka vlerësue se edhe Beogradi edhe Prishtina duhet m’i përmbushë obligimet që burojnë nga Marrëveshja e Brukselit.

Ai ka shtue se obligimet e “kontraktueme” nuk po përmbushën mjaftueshëm shpejt.

“Kosova nuk po e përmbushë atë që e ka premtue. Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ata nuk e kanë ba atë që e kanë premtue. Por, mendoj se për Serbinë asht ma mirë që me përmbush atë që e ka premtue”, ka thanë Scott për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Ai ka thanë se nëse Serbia i përmbush detyrimet e veta, në BE askush nuk ka me thanë se ajo po e frenon dialogun.