Ambasadori amerikan Delawie: Demarkacioni duhet me kalue, kundërshtimi asht luftë për pushtet

Nji ditë para se Marrëveshja e Demarkacionit të hidhet për votim në Parlament, Ambasadori i SHBA’ve në Prishtinë, Greg Delawie ka dhanë nji intervistë ekskluzive për Gazetën Express.

Ai rikonfirmon qëndrimin pro demarkacionit të shtetit ma mik dhe aleatit kryesor të Kosovës, Shteteve të Bashkueme.

Delawie kritikoi partitë që po kërcënojnë me vrasje të kundërshtarëve politikë tue theksue se e tana kjo që po ndodh asht luftë për pushtet.

Në këtë intervistë Delawie asht pyetë edhe rreth arrestimeve të zyrtarëve të VV’së dhe për mundësinë e ranies së Qeverisë nëse dështon votimi i Demarkacionit.