Ambasadori amerikan flet për gjetjet e Demarkacionit

delawie

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie ka thanë se asht i kënaqun por jo i befasuem me gjetjet e komisionit ad-hoc për Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi.

Delawie ka thanë se nuk asht befasu mbasi që edhe Departamenti i Shtetit Amerikan kishte dhanë nji version të tillë.

Ai ka ba këto komente në promovimin e doracakut “Dhuna në familje” ku ka thanë se disa politikanë në Kosovë po tentojnë t’i japin tone nacionaliste kësaj çashtje dhe i ka ftu të gjithë ata që asht koha që këtë çashtje ta lanë mbrapa shpinës.

Delawie ka përsërit se Kosova ka telashe ma të medha me papunësinë, korrupcionin e integrimet europiane , simbas tij çashtje këto me te cilat duhet të merren politikanët e Kosovës.