Ambasadori amerikan jau rikujton deputetëve përse janë zgjedhë!

Ambasadori amerikan ka kërkue nga deputetët e legjislaturës së re që fuqitë e tyne me i koncentrue në gjetjen e rrugëdaljes dhe zhbllokimit të situatës, e jo në fjalosjet mes vete.

Tue folë për situatën politike në Info Magazine të Klan Kosovës, Greg Delawie tha se deputetët asnjiherë nuk duhet me harrue se u zgjodhën nga populli për me punue për popullin.

“Vonesa i kushton Kosovës politikisht, ekonomikisht dhe n’aspektin ndërkombëtar”.

“Më duhet t’ju rikujtoj deputetëve se janë zgjedh për me punue për popullin. Dhe ata duhet me gjetnë kompromis”, ka thanë ndër të tjera Delawie.