Ambasadori amerikan kallxon qysh po forcohet Kosova!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me Ambasadorin e Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Greg Delawie kanë nënshkrue amendamentimin e Marrëveshjes dypalëshe mbi Grantin e Objektivave Zhvillimore.

Marrëveshja përfshin përkushtimin e qeverisë së SHBA’ve për me ndihmue institucionet e Kosovës për me realizue reformat të cilat kanë me shtye para zhvillimin e Kosovës.

Ambasadori Delawie ka thanë se asht i kënaqun që po japin 26 milionë euro, dhe simbas tij, Amerika dhe Kosova po shenon përparim në marrëdhanie.
“Po e forcojmë Kosovën në luftimin e korrupcionit”, tha ai, derisa shtoi se që nga mbaslufta USAID ka investue 800 milionë euro ne Kosovë.

Presidenti Thaçi tha se përkrahja e USAID asht e gjithanshme në krejt sferat institucionale dhe shoqnore.

“Kjo asht edhe nji deshmi e partneritetit e SHBA’s në Kosovës në krejt sferat ne veçanti ne luftimin e krimit korrupcionit dhe qeverisjen e mire. I jam shumë mirënjohës administratës amerikane për mbështetjen për Kosovën”, tha Thaçi.

E pranishme ka qenë edhe administratorja e naltë e USAID nga Byroja për Europë dhe Euro-Azi, Margot Ellis, Drejtori i misionit të USAID në Kosovë, James Hope.