Ambasadori amerikan: Ky asht ‘çelësi’ në bisedimet Kosovë-Serbi

Kryeministri serb Aleksandar Vucic asht takue sot me ambasadorin amerikan në Serbi, Kyle Scott me të cilin kanë diskutue rolin e Serbisë për marrëdhanie të mira në Ballkanin Perëndimor dhe për ruejtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal.

Në nji deklaratë për media zyra e kryeministrit ka ba të ditun se Vucic dhe Scott kanë thanë se marrëdhaniet mes Serbisë dhe SHBA’ve janë në nivel të duhun, tue theksue edhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Ata gjithashtu kanë diskutue për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës tue arritë në përfundim se suksesi i këtij procesi mvaret nga aplikimi i marrëveshjeve të arrituna.