Ambasadori amerikan lanson web-faqen e re, këtu mundeni me aplikue edhe për viza (Video)

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie përmes nji videoje ka njoftue për lansimin e webfaqes së re të Ambasadës amerikane..

Delawie ka tregue në hollësi se çka ofron uebfaqja e re, tue thanë se aty munden me u informue edhe për vizat dhe aplikimin për të.

“Sot jam i gëzuem që po e lansojmë uebfaqen e re të Ambasadës amerikane www.xk.usembassy.com.

Na kemi dëgjue atë çka ju dëshironi dhe e kemi ba ma të lehtë që ta gjeni atë.

Informacionet për vizat, punën në Ambasadë, mundësitë për me studiue në SHBA, por jo vetëm kaq.

Webfaqen mund ta gjeni edhe në version mobile (telefon) që të mund të lidheni kur të doni.

Aty keni të gjitha lajmet, deklaratat, rubrikën për raportime edhe për korrupcionin, dhe informacione mbi ngjarjet që do të vijnë, siç janë zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ju lutem lini një koment në këtë video, nëse keni ndonji pyetje, kjo asht mundësia ma e mirë për me pa se sa fort punon Ambasada amerikanë në Kosovë.

Kontrollojeni sot webfaqen dhe mësoni ma shumë”, ka thanë Delawie.

Ma poshtë mund të gjeni web-faqen në gjuhën shqipe ku edhe mund t`i gjeni ma lehtë funksionet që i përmban ky sajt.