Ambasadori Amerikan lavdon FSK’n!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie e ka vizitue kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gjilan.

Delawie aty tha se kjo forcë po e përmbyll vitin me suksese të mëdha, ndërsa ndër elementet që vlerësoi dhe që bani thirrje ishte aspekti i multietnicitetit.

“Përbamja e ushtrisë duhet me reflektue përbamjen e shoqnisë”, tha Delawie.

Edhe komandanti i FSK’s, gjenerallejtënant Rrahman Rama, tha se ky ishte nji vit i suksesshëm për FSK’n dhe aktivitetet e tyne si në rrafshin ndërkombëtarë poshtu edhe në atë vendor.
Delawie bashkë me Ramën kanë përcjellë disa ushtrime të Njisisë së Kërkim-Shpëtimit të FSK’s në kuadër të “Ditës së Forcës”.