Ambasadori amerikan lavdon Policinë e Kosovës për parandalimin e aktit terrorist

Ministri i Punëve të Mbrendshme, Skënder Hyseni priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Hyseni me ambasadorin amerikan kanë bisedue për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë për hapat që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për me parandalue ekstremizmin e dhunshëm dhe për luftimin e terrorizmit.

Ambasadori Delawie vlerësoi nalt punën e Ministrisë së Punëve të Mbrendshme dhe të Policisë së Kosovës në përballjen me këto dukuni, sidomos masat që ka ndërmarrë kjo e fundit në parandalimin e aktit të mundshëm terrorist në ndeshjen Shqipni-Izrael.

Ministri Hyseni dhe ambasadori Delawie u pajtuen që me vazhdue bashkëpunimin dhe me intensifikue atë.