Ambasadori amerikan në Dragash, diskuton për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm

Sot ambasadori i Shteteve të Bashkueme në Kosovës, Greg Delawie, ka me vizitue Dragashin.

Në nji njoftim për media nga ambasada amerikane bahet e ditun se Delawie ka me marrë pjesë në promovimin e programit “Amerika me Kosovën”.

“Ambasadori amerikan Greg Delawie i shoqnuem nga Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe zyrtarë vendorë kanë me promovue programin “Amerika me Kosovën” në Dragash me ç’rast ambasadori ka me ju drejtue të pranishmëve”, thuhet në njoftim.

Delawie ka me bashkëbisedue me komunitetin e Komunës së Dragashit lidhun me luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, promovimit te marrëdhanieve të mira ndëretnike, dhunës në familje, arsimimit dhe zhvillimit profesional etj.