Ambasadori amerikan në Serbi, deklaratë interesante për Serbinë dhe Kosovën

Serbia nuk asht e nevojshme të zgjedhë në mes miqësisë me Rusinë dhe miqësisë me Perendimin, ka thanë ambasadori i SHBA’ve në Serbi Kyle Scott.

“Nëse Serbia dëshiron t’i bashkohet BE’s, atëherë nuk asht vetëm hymja në nji komunitet të tregut të vetëm, por në nji bashkim vlerash të përbashkëta. Kjo don me thanë marrjen e masave kur nji vend shkel normat ndërkombëtare. SHBA mban marrëdhanie të forta me Rusinë, edhe pse na kemi dallimet tona. Unë patjetër që pres se edhe vendet tjera kanë me zhvillue marrëdhanie të ngjashme”, ka thanë Scott për Blic.

Gjithashtu, ambasadori amerikan ka theksue se marrëdhaniet serbo-amerikane janë të mira dhe kanë me mbetë të tilla.

“Mosmarrëveshja asht sigurisht dhe qëndron atje. Në çashtjen e pamvarësisë së Kosovës, si për Serbinë edhe për 110 vende të tjera që nuk e njohin atë. Kjo asht për shkak të nji mosmarrëveshje.”, ka shtue Scott.