Ambasadori amerikan përmend Majlinda Kelmendin n’OKB. Kërkon anëtarësimin e Policisë së Kosoves në Interpol

Ambasadori amerikan David Pressman, gjatë fjalimit të tij në seancën e Këshillit të Sigurimit që po mbahet në New York, tha se Kosova ka ba shumë përparime dhe se gjendja e sigurisë atje asht shumë e mirë.

Prandaj simbas tij, numri i punëtorëve të UNMIK duhet me u reduktue, sepse nuk ka nevojë për ata.

Pressman dha edhe nji deklaratë të fortë ku tha se krahasimi i Kosovës me ISIS asht kundërproduktiv sepse, qysh tha ai, SHBA i asht falënderuese Kosovës për luftën ndërkombëtare që po ban ndaj ISIS.
Pressman tha se edhe në Kosovë sikur në vendet tjera, ka korrupsion por shtoi se Policia e Kosovës deri tash ka qenë e përjashtueme nga organizmat ndërkombëtarë. Andaj Pressman kërkoi që Policia e Kosovës me u perfshi në Interpol.

Ambasadori përmendi edhe anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, ndërsa me theks të veçantë e përmendi pjesëmarrjen e xhudistes nga Kosova Majlinda Kelmendi në garat botnore që u mbajten në Rusi.

Amerikani kërkoi nga shtetet anëtare të OKB me i njofte kosovaret, tue iu thanë se ata nga kjo kane me ec përpara.