Ambasadori amerikan perseri i deshperuem me veprimet e Opozites

Numri nji i SHBA’ve në Kosovë, Greg Delawie, asht shpreh edhe njiherë i deshpëruem me veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës, teksa ka shpreh përkrahjen e SHBA’s për institucionet e dala nga vota e popullit.

“Mund të them se jam tanësisht i deshpëruem me veprimet e opozitës sot.

Besoj që opozita e deshmoi se mund të ketë debat tue pasë secili të drejtën e fjalës”, ka thanë Delawie.

Ai ka falënderu institucionet e Kosovës, për si ka thanë, po angazhohen për të garantue sigurinë e të gjithëve.