Ambasadori amerikan sot diskuton për respektimin e integritetit nga gjyqtarët

Ambasadori i Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, dhe kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, kanë me folë me rastin e fillimit të nismës së integritetit publik.

Simbas nji njoftimi, kjo ngjarje shënon fillimin e nismës së integritetit publik të programit Forcimi i Sistemit të Drejtësisë (JSSP), i cili ka për qëllim me i mobilizue gjykatësit dhe qytetarët për me ju përkushtue kulturës së integritetit, llogaridhanies, efikasitetit, dhe transparencës.

Ngjarja synon që me përfitue nga miratimi i kodit të ri të etikës për gjykatësit dhe personelin e gjykatave për m’i dhanë nji shtytje përkushtimit të plotë nga ana e gjyqtarëve, ndaj respektimit të standardeve ma të nalta të integritetit gjatë të ushtruemit të detyrave të tyne.