Ambasadori britanik e quen flamurin e Kosovës të bukur

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O’Conell, që njihet për qasjen e tij mjaft kreative, ka publikue në llogarinë e tij në Facebook, nji fotografi shumë interesante.

Ambasadori britanik madje ka zgjedhë shumë herë që t’u përgjigjet tana pyetjeve që i janë ba në Facebook, kështu tue qenë nji mënyrë e mirë për të bashkëbisedue me qytetarët e Kosovës.

Ndërsa, së fundi ai ka publikue nji fotografi shumë interesante. Tue fotografue dy flamuj, atë të Kosovës dhe të Britanisë së Madhe, O’Conell ka shkrue “Flamujt tonë të bukur…në Lego”.

cc_1474216122-4745330