Ambasadori britanik: Gjykimi i individëve nuk e përfshin krejt UÇK’n

Ambasadori britanik në Kosovë Ruari O’Connell vlerëson se presioni politik në drejtësi, tue përfshi përpjekjet për me ju shmangë drejtësisë për të akuzuemit për krime, asht nji formë e korrupcionit.

“Na dimë historinë e Kosovës që çoi deri në intervenimin e NATO’s më 1999. Gjykimi i individëve për krime që supozohet se jenë krye gjatë asaj periudhe nuk e ndryshon historinë apo dëlamton imazhin e nji organizate të tanë”, shkruen O’Connell.

Simbas tij, mënyra se qysh i përgjigjemi supozimeve të tilla asht matës i fuqisë së demokracisë dhe institucioneve të nji shteti.