Ambasadori britanik ka nji thirrje për liderët politikë

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Conell, gjatë nji vizite në Podujevë kërkoi përgjegjshmëni nga politikanët për m`i ndërtue sa ma shpejt institucionet.

Politikanët të jenë të përgjegjshëm dhe t`i ndërtojnë sa ma shpejt institucionet e Kosovës, deklaroi sot në Podujevë ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, gjatë vizitës që e bani në këtë komunë, me ç`rast u prit nga kryetari, Agim Veliu.