Ambasadori britanik: Marshi LGBT – trimni për Kosovën

Hashim Thaçi, Presidenti i vendit ma homofob në rajon simbas nji hulumtimi të NDI, iu bashkue sot marshit të komunitetit LGBT në Prishtinë, tue thanë se secili njeri ka të drejtë me dashurue këdo.

E marshi ku mori pjesë edhe ish-drejtuesi politik i UÇK, për Ambasadorin Britanik Ruairi O’Connell në Prishtinë, asht nji trimni për Kosovën.

Në marshin e organizuem në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë ishte edhe Zv/Presidentja e Parlamentit Europian, njiherit raportuese për Kosovën në në këtë Parlament, Ulrike Lunacek, e njoftun për qëndrimet e saj në mbrojtje të komunitetit LGBT.

Edhe Petrit Zogaj nga shoqnia civile tha se ky komunitet paragjykohet në Kosovë.

Edhe folës të tjerë nga shoqnia civile që e kishte organizue këtë marsh, thanë se qëllimi asht me ua heqë frikën pjestarëve të komunitetit LGBT, të cilët janë të rrethuem nga homofobia.