Ambasadori britanik me tone të ashpra: I lejuet kriminelët me marrë pjesë në zgjedhje

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, e ka quejt të papranueshem vendimin e Gjykatës Supreme për rikthimin në garë të personave të cilëve KQZ ju kishte dhanë “vijë të kuqe” në zgjedhjet e 22 Tetorit.

Madje, diplomati anglez i ka quejt ‘kriminelë’ të gjithë këta kandidatë të cilët ishin në procese gjyqësore.

“KQZ ka marre vendim te mire për decertifikimin ne fillim, dhe Gjykata Supreme ia ka dhane te drejtën krimineleve me kandidu. Ka qene pak befasuese, sepse ligji ka qene i qarte qe nëse dikush dënohet për disa krime nuk lejohet me kandidue për zgjedhje”, ka thanë ai në nji bashkëbisedim me qytetarë.