Ambasadori britanik: OSHP, gadishmëni e luftës kundër korrupsionit

Kuvendi nuk arriti javën e kalueme me kalue pikën e vetme të rendit të ditës, e që ishte emnimi i Berim Dinës dhe Vjollca Shala-Kurtishajt si anëtarë të OSHP’s.

Ambasadori i Mbretnisë së Bashkueme, Ruairi O’Conell në nji intervistë për Televizionin Rrokum tha se emnimi i profesionistëve për këtë organ, tregon gadishmëni për me luftue korrupsioni.

E kësaj herë Ministri i Integrimeve Europiane, nuk mundet me ia lanë fajin opozitës për bllokimin, sepse partitë e koalicionit qeveritar nuk u morën vesh për emnat.

E zadhanësi i Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, thotë se ky organ asht prè e pazareve politike.

E të njatin mendim e ndan edhe analisti Albinot Maloku, i cili asht kundër ardhjes së nji komision i përkohshëm për me e mbikëqyr OSHP’n.

Nesër pritet me u pa nëse ky organ ka me u plotësohet dhe Kosova me përmbushë kështu edhe nji kriter për viza.