Ambasadori britanik reagon për sulmin ndaj Zogajt, qe çka shkruen

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Conell, ka reague ndaj sulmit që sot i asht ba drejtorit të burgjeve, Sokol Zogajt.

Nëpërmjet nji postimi në “Facebook”, ai ka thanë se duhet të ndëshkohen personat që sulmuen këtë zyrtar të naltë shtetnor.

Postimi i plotë:

Jam i tmerruar që kam dëgjuar sulmin ndaj Sokol Zogajt. Mendimet e mia janë me të dhe me familjen e tij. Unë shpresoj se autoritetet do të hetojnë së shpejti dhe seriozisht dhe do t’i sjellin keqbërësit përpara drejtësisë. Nuk duhet të ketë asnjë mosndëshkimi për njerëzit apo grupe që kërcënojnë ligjin në këtë mënyrë.