Ambasadori britanik: Situata n’Kosovë shumë e rrezikshme

Ambasadori britanik Ruairi O’Connell në debatin e tij me miqtë në Facebook ka deklaru se situata asht e rrezikshme, dhe se liderat politikë duhet t’i tregojnë aftësitë e tyne dhe t’i zgjedhin problemet e Kosovës.

“Retorika, kercënimet, dhuna janë shqetësuese. Por asht shumë e randësishme tash që liderët e Kosovës te tregojnë aftësinë e tyne të zgjedhin problemet e Kosovës”, ka thanë O’Connell.

Ai tutje në bashkëbisedimin e tij me miqtë në Facebook ka thanë se dialogu duhet të përdoret si rrugëdalje nga kjo situatë.