Ambasadori britanik sqaron: Qe çka kam shkrue në letrën dërgue KQZ’s pë zgjedhjet në Drenas

Ambasadori Britanik Ruairi O’Connell ka spjegue se letra që ja ka drejtue KQZ’s në emën të vendeve të Quint’it (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia), nuk asht nji synim për me ndërhy në politikë, mbasi simbas tij, populli i Kosovës duhet m’i zgjedhe vet udhëheqësit.

O’Connell në letrën drejtue KQZ’s ka kërkue që OSBE me i monitorue zgjedhjet në Drenas, për shkak të mundësisë së keqpërdorimeve, por ka shprehë keqardhje që letra asht ba publike.

Qe çka ka shkrue Ambasadori:

E shoh se letra ime që kam shkruar në emër të Kuintit, drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është bërë publike. Më vjen keq që kjo letër është bërë publike, edhe pse është dashur të mbetet si korrespondencë private me autoritetin qëndror të zgjedhjeve. Si e tillë, ne nuk kemi asnjë qëllim të ndërhyjmë në politikë; është populli i Kosovës ai që duhet të vendos për udhëheqësit e vet. Ka qenë një gabim në përkthim në gjuhën shqipe. Ne nuk kemi thënë se ka pasur ‘gjithëmonë’ shqetësime. Por, ne kemi vërejtur se ka pasur shqetësime ‘historike’. Ne nuk kemi dëgjuar ndonjë akuzë për mashtrim para kësaj zgjedhje. Motivimi ynë ishte se, në një periudhë me tensione të larta politike, është e rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për rajonin që zgjedhjet të pranohen nga të gjithë si të lira dhe të drejta, dhe se monitorimi i OSBE-së do të ndihmojë për të siguruar këtë.