Ambasadori britanik tmerrohet nga sulmi fizik ndaj grues së Stavilecit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka reague ndaj sulmit fizik që asht krye dje ndaj Vitore Stavilecit, bashkëshortja e ministrit në detyrë, Blerand Stavileci.

“Unë jam i tmerruar nga sulmi frikacak ndaj Vitore Stavilecit. Shpresoj dhe jam i sigurt që fajtorët të kapen dhe të dënohen, kurse znj.Stavileci të rimëkëmbet shpejt”, ka shkrue në Facebook O’Connell.