Ambasadori Delawie e quen vetvrasje rastin Dehari

Ambasadori amerikan, Greg Delawie përmes nji shkrimi në rrjetin social “Twitter” ka përshëndetë vendimin e inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë për suspendimin e zyrtarëve të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Delawie ka thanë se e mirëpret vendimin e inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë dhe veprimet e ndërmarra për vetvrasjen e Astrit Deharit në burg.

E mirëpres vendimin e inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë dhe veprimet që janë ndërmarrë për vetvrasjen në burg. Transparenca dhe përgjegjësia janë vitale”, ka shkrue ambasadori Delawie.

delawie_1479834756-6726931