Ambasadori Delawie: Kemi me investue në luftimin e korrupcionit në Kosovë

Korrupcioni paraqet pengesë të madhe për demokracinë dhe sundimin e ligjit, prishë sistemin e qytetarëve në sistemin politik, institucionet dhe udhëheqësinë e tij dhe dhezë jostabilitetin. Korrucioni po ashtu damton edhe sigurinë.

Kështu tha sot ambasadori i Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Kosovës, Gregory Delawie, në tryezën e organizueme nga Oda Ekonomike Amerikane me temën “Etika në Biznis dhe Korrupcioni”.

Delawie, tha se luftimi i korrupcionit asht diçka që i kushton shumë vëmendje dhe asht nji ndër prioritetet kyçe të Qeverisë amerikane.

Ai tha se Shtetet e Bashkueme të Amerikës jo që vetëm po i nxitin udhëheqësit kosovarë për të ndërmarrë hapa të fuqishëm kundër korrupcionit, por edhe ka me investue pare për ta ndihmue Kosovën që të zhvillojë aftësitë e saj “për ta luftue këtë murtajë”.

Ai kallxoi se në fushën e drejtësisë SHBA’të i kanë trajnue 1 mijë e 200 profesionistë dhe se Qeveria amerikane ka me i shpenzue mbi 12 milionë dollarë në ndihmë zhvillimore dhe ekspertizë të përqendruem në këtë fushë.