Ambasadori Delawie kërkon hetime për evazion mbrenda Administratës Tatimore

Ambasadori i Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, kërkoi sot nga institucionet relevante në Kosovë që m’i hetue akuzat e fundit për evazion tatimor mbrenda Administratës Tatimore.

Komenti i diplomatit amerikan erdhi nji ditë mbasi emisioni “Jeta në Kosovë” transmetoi nji hulumtim rreth mënyrës së qysh disa kompani fantome nëpër Kosovë po vjedhnin në tatime.

Delawie gjithashtu kërkoi që shteti me vnue në mbrojtje të kallxuesve të korrupcionit, mbasi që hetuesi mbrenda ATK’s, Murat Mehmeti, doli hapun për me denoncue fenomenin.

“Jam i lumtun që shoh diskutime serioze rreth evazionit tatimor në Kosovë. Shpresoj që me pasë nji hetim transparent dhe të paanshëm si dhe mbrojtje të informatorëve”, tha ambasadori Delawie në këtë deklaratë.