Ambasadori Delawie: Qe kur ka me u largue KFOR’i nga Kosova

Ambasadori i Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka thanë se forcat e KFOR’it kanë me u largue nga Kosova, atëherë kur vendi të ketë aftësitë që të vetëmbrohet.

Delawie, tue folë në seminarin Rose Roth të NATO’s, që po mbahet për herë të parë në Kosovë, ka potencue se ka me u ba edhe transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të vendit.

“KFOR’i asht shprehje e përkushtimit të aleancës së NATO’s për Kosovën. Por, edhe asht nji institucion që respektohet shumë si nga shqiptarët ashtu edhe nga serbët e Kosovës. Gjithsesi, ka me ardhë dita kur KFOR’i ma nuk ka me qenë i nevojshëm”, ka thanë Delawie, njofton Klan Kosova.

“Por, NATO nuk duhet të tërhiqet nga Kosova, nëse vendi nuk ka aftësi për vetëmbrojtje. Nuk kemi me lanë vakum, por ka me pasë nji transformim të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.

“Ky transformim duhet me përfshi tana elementet kushtetuese në Kosovë dhe duhet me u ba në mënyrë të kujdesshme”, tha Delawie.