Ambasadori Delawie, i zhgënjyem për diçka në Kosovë

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, asht shprehë i shqetësuem për shkak se në Kosovë nuk po shihet progres në luftën ndaj korrupcionit, sidomos ndaj atij në nivel të naltë.

Delawie ka shpërnda nji lajm, në të cilin flitet se si Prokuroria dhe Gjyqësia në Kosovë nuk po merret, apo po hjek dorë nga rastet për korrupcion kur të akuzuem janë zyrtarë të naltë publikë.

Aty bahet fjalë edhe për rastin e shefit aktual të AKI, Driton Gashi, i cili ishte i akuzuem për shpërdorim të detyrës zyrtare sa ishte drejtor në Ministrinë e Punëve të Mbrendshme.