Ambasadori gjerman: S’kemi kerku nga Serbia me njoftë Kosovën

Ambasadori gjerman në Serbi, Aksel Ditman ka ripërsërit se Berlini nuk kerkon që Serbia ta njohë Kosovën, por që asht pozicioni i perbashkët i BE’s që në mes të Beogradit dhe Prishtinës duhet t’arrihet nji normalizim i plotë i marrëdhanieve.
Simbas tij, asht pozitive që të dyja palët kanë shpreh vullnetin dhe gatishmëninë rreth procesit të normalizimit të raporteve në patronazhin e BE’s.

Diplomati gjerman ka shtue se normalizimi i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës asht i randësishëm për Serbinë që të bahet anëtare e BE’s dhe se për këtë arsye asht e randësishme që ky proces të shkojë në mënyrë paralele me atë të anëtarësimit në BE, raportojnë mediat serbe.