Pse ambasadori hungarez thotë qe s’ka nevojë për zgjedhje!

Laszlo-Markusz.jgg

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz ka thanë se Kosova asht në fazën e fundit për liberalizimin e vizave.

Në nji intervistë për ‘Epokën e re’, ai tha se asht e sigurt se procesi asht ka fundi.

Ai u ka ba thirrje qytetarëve të Kosovës që mos ja mësyjnë Hungarisë për të kërku azil.

 

Ambasadori Markusz ka thanë se Kosova dhe Hungaria kanë nji bashkëpunim të shkëlqyem politik dhe ekonomik, por ka kërku që ky bashkëpunim të thellohet edhe ma shumë.

Në këtë intervistë ai ka fol edhe për situatën e fundit politike, për mospajtimet pozitë-opozitë.

Ai ka thanë se koalicioni qeverisës e ka shumicën në parlament dhe nuk ka arsye të shkohet në zgjedhje të parakohshme.