Ambasadori amerikan, Delawie: Dhuna politike ka pamundësue anëtarësimin në UNESCO dhe në institucionet tjera ndërkombëtare

Ambasadori i SHBA’ve në Kosovë, Greg Delawie, i ka thanë Radios Evropa e Lirë se dhuna politike në Kuvend, në muejt e kaluem, e ka pamundësue pranimin e Kosovës në UNESCO dhe pjesëmarrjen e saj të plotë në institucionet ndërkombëtare dhe njikohësisht i ka kushtue asaj ekonomikisht.

Ambasadori Delawie, në intervistën për REL, tha se kundërthaniet e sajueme rreth Demarkacionit të kufinit me Malin e Zi, po krijojnë jostabilitet politik, dhe shprehu zhgënjimin e tij me, siç tha, njerëzit që po e shfrytëzojnë këtë çashtje për përfitime të mbrendshme politike.

Ai tha se, ideja e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, asht se mundet me ndihmue në promovimin e eliminimit të strukturave paralele, për me mundësue punën e përbashkët mbrenda strukturave kushtetuese të Kosovës.

Ambasadori Delawie tha se shembujt e korrupsionit, në cilëndo fushë, e damtojnë popullatën dhe të ardhmen e Kosovës.