Ambasadori Lu: Bravo popullit shqiptar, Ramës dhe Bashës (foto)

Ambasadori i SHBA’ve në Shqipni, Donald Lu reagoi për herë të parë në lidhje me marrëveshjen e nënshkrueme mes Ramës dhe Bashës, e cila po i jep fund ngërçit politik disa mujor në vendin tonë.

Ambasadori Lu thotë bravo për popullin shqiptar për durimin. Bravo Bashës dhe Ramës për udhëheqësinë dhe Bravo kolegëve të BE’s, OSBE’s dhe Washingtonit për mbështetjen.

“Bravo për popullit shqiptar për durimin dhe besimin e tij te fuqia e demokracisë shqiptare.

Bravo Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për udhëheqësinë e tyne personale dhe guximin në krijimin e kësaj marrëveshjeje.

Bravo për kolegët nga Bashkimi Europian, OSBE dhe Washingtoni për mbështetjen e tyne të palëkundun për Shqipninë.

Presim me padurim dhe kënaqësi zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike të Shqipërisë “.

– Ambasadori Donald Lu