Ambasadori Minxhozi: Faktori politik me i dhanë zgjidhje Demarkacionit!

Ambasadori i Shqipnisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka ba me dije se bashkëpunimi ndërmjet Shqipnisë dhe Kosovës asht në rritje.

Ai ka thanë se ndërmjet bashkëpunimit të dy shteteve shqiptare ka shumë risi që po ndodhin kohët e fundit me nji trend pozitiv.

N’intervistën për ‘Epokën e re’, Minxhozi ka thanë se Shqipnia vazhdon me qenë za i fuqishëm në krejt institucionet nderkombëtare sa i përket mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe Maqedoni.

Në këtë intervistë ambasadori shqiptar ka folë edhe për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Minxhozi ka thanë se kësaj çashtje përgjigje duhet me i dhanë deputetë e Kuvendit të Kosovës.

“E ritheksoj se demarkacioni asht nji kerkesë shumë e randësishme e BE’s dhe të gjithë partnerëve ndërkombëtarë. Faktori politik këtu duhet me i japë nji zgjidhje të shpejtë kësaj çashtje”, ka deklarue Minxhozi.