Ambasadori norvegjez emnohet shef i OSBE’s në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka urue për postin e shefit të misionit të OSBE’s, ambasadorin e Norvegjisë Jan Braathu.

Thaçi thotë se e njeh Braathu’n që nga koha e Rambouillet dhe e cilëson atë si “mik të pashoq të Kosovës”.

“I uroj Ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë Jan Braathu emnimin në postin e shefit të Misionit të OSBE’s në Kosovë. E njoh Ambasadorin e nderuem që nga Konferenca në Rambouilllet dhe kam me pasë kenaqesinë me bashkëpunue me te në postin e ri. Ai asht nji mik i pashoq i Kosovës”, ka shkrue Thaçi në Facebook.