Ambasadori O’Connell: Punësimi i t’afërmëve nga zyrtarët nuk asht risi

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell ka fillue sërish bashkëbisedimin me qytetarët përmes rrjetit social Facebook.

Nga pyetjet e shumta që i janë ba Ambasadorit, kanë qenë ato kryesisht rreth përgjimeve të bisedave telefonike të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK’s, Adem Grabovcit dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj partie.

Lidhun me këtë, Ambasadori O’Connelli ka theksue se, përgjimet nuk janë risi apo diçka që nuk e kemi ditë.

Ai ka theksue se, nepotizmi asht kancer që mbyt shtetin.

“Kohën e fundit kemi ndëgjue bisedat telefonike të zyrtarëve të naltë shtetnorë dhe ndikimin që këta zyrtarë kishin në punësimin e të afërmeve të tyne. Kjo nuk asht risi, apo diçka që nuk e kemi ditë. Punësimi për me i ba nderë dikujt apo për me kthye borxhin ndaj dikujt asht gabim. Shteti nuk funksionon ashtu. Nepotizmi asht nji kancer që mbyt shtetin. Praktika dhe kultura e nepotizmit duhet të shkatërrohet”, ka thanë O’Connell.