Ambasadori O’Connell tregon se çka mundet me ba fuqia qytetare

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe atij të Shkurtë “DokuFest” ka nise dje rrugëtimin e edicionit të XVI.

Në mesin e shumë të pranishmëve ishte edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.

Ai me këtë rast asht takue edhe me vullnetarët e festivalit, derisa ka pohue se fuqia e qytetarëve mundet me ndryshue shoqninë.

“Më vjen mirë që pata rastin me i takue tri organizata vullnetar në Prizren – Fondacioni Lumbardhi, FEMaktiv dhe Dokufest. Fuqia e qytetarëve mundet me transformue shoqnunë”, ka shkrue ambasadori në Facebook.