Ambasadori: Politikanët e shurdhën po turpnohen para Amerikës

Drafti me ndryshimet e shumpërfoluna kushtetuese për reformimin e drejtësisë, ka me u votue të Hanën në Kuvendin e Shqipnisë.

Lajmi asht konfirmue nga kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar, Fatmir Xhafa, simbas të cilit, krej reforma ka me u mbyllë mbrenda majit.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan, Donald Lu, si dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin.

E në fjalën e tij, Donal Lu tha se nëse kjo reformë dështon, politika ka me u turpnue, e për këtë ka me u ndëshkue në zgjedhjet e vitit 2017.