Ambasadori rus tregon se a janë të gatshme SHBA m’i rregullue marrëdhaniet me Rusinë

Ambasadori i sapoemnuem i Rusisë në Washington, Anatoly Antonov, ka thanë se asht tue marrë sheja nga përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit të SHBA’ve se Washingtoni asht i gatshëm m’i përmirësue marrëdhaniet me Moskën.

“Kam pasë shumë kontakte me kolegët e mi nga Departamenti i Shtetit”, ka thanë Antonov për NTV.

Ai ka theksue se përshtypja e tij e parë asht se ka gadishmëni për përmirësim të marrëdhanieve.

“Përshtypja ime e parë asht se e kam ndje gadishmëninë për me dalë nga kjo zonë izolimi sa ma shpejt që asht e mundun, nga ajo etapë kur marrëdhaniet tona ranë në nivelin ma të ulët”, ka shtue ai.